GRANDEMALL

Besnik Hasi mendon ta transferojë Adnan Januzajn te Anderlechi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Adnan Januzaj mund të rikthehet në klubin ku nisi karrierën e tij si futbollist profesionist, pasi gazetës belge Het Laatste Nieuws, Anderlecht ka hyrë në bisedime me menaxherin e tij për një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere.

Klubi belg aktualisht drejtohet nga Besnik Hasi, i cili e njeh mirë futbollistin pasi vijnë të dy nga Kosova.

Sevilla, klubi që zotëron kartonin e 30-vjeçarit, i ka dhënë dritën jeshile për largim dhe po kërkon mënyra për të ndërprerë kontratën që është e vlefshme deri në verën e vitit 2026.

Januzaj është lojtari më i paguar te klubi andaluzian, gjë që ka ndikuar në gatishmërinë e tyre për të mbyllur bashkëpunimin.

FIDANISHTJA

Sezonin e fundit ai e kaloi në formë huazimi te Las Palmas, ku u paraqit në 18 ndeshje në La Liga, duke shënuar dy gola dhe regjistruar një asistim.

i
As Las Palmasi dhe as Sevilla nuk e kanë në planet e tyre për sezonin 2025/26.

Januzaj e nisi karrierën e tij në akademinë e Anderlechtit para se të transferohej te Manchester United, ku shpërtheu si talent i madh në Ligën Premier. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.