UBT

Besnik Bislimi: Qeveria Kurti është qeveria më pro UÇK-së

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Zëvendëskryeministër i parë për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka deklaruar se gjatë vizitës së tij në Bruksel dhe bisedave me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak nuk është folur për asnjë temë për dialogun, por kanë qenë vetëm takim informues.

Në këtë proces, i dyti i Qeverisë Kurti tha se kanë transparencë të madhe, edhe pse u akuzua për izolim të ekzekutivit në këtë temë.

Bislimi, i cili raportoi para Komisionit për Integrime Evropiane tha se ka pasur ngecje në zbatimin e ERA 1.

Ai paraqiti argumentet edhe se kush po e pengon liberalizimin e vizave në Bashkimin Evropian.

ARKATANA

“Brenga ka Ministria e Brendshme e Francës, të cilët së shpejti do të jenë prezentë në Prishtinë për ta parë nga afër luftimin e krimit edhe korrupsionit. Brenga kanë edhe nga Holanda, derisa është thënë se të tilla mund të ketë edhe nga Belgjika”, tha ai.

I pyetur për ndikimin e tij, në punësimin siç u tha të nipit të tij Gëzim Tosuni në KShC, Bislimi tha se kjo është dezinformatë, pasi i njëjti nuk është nipi i tij.

Ai po ashtu theksoi se Qeveria Kurti është qeveria më pro-UÇK-së që ka pasur vendi ndonjëherë.

“Nuk do të lejojmë ta përdorin UÇK-në për politike ditore”, ka thënë Bislimi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.