FITORJA

Besnik Bislimi: Me Serbinë nuk nënshkruajmë asnjë dokument në kundërshtim me interesat e Kosovës

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Prishtinë – Besnik Bislimi është zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës me prejardhje nga Gjilani. Është një person me ndikim nga kabineti i Albin Kurtit që ka kompetenca të flas për procesin e dialogut dhe marrëdhëniet që ka Kosova me Bashkimin Evropian dhe të gjitha lëvizjet tjera që lidhen me integrimin e Kosovës në institucionet Evropiane.

Flet hapur për rajonipress dhe pa dorëza për kompetencat e tij edhe për dialogun me Serbinë, për ndikimin dhe rolin e Miroslav Lajçakut dhe për synimin e tij që ky dialog të përfundojë brenda dy vitesh.

Por, si e sheh Besnik Bislimi tërë procesin e dialogut, angazhimin e tij dhe të palëve të treta të involvuara në këtë proces tejet delikat?

”Koha e përfundimit të këtij dialogu nuk varet prej nesh sepse dinamikat nuk mundemi ne të vetëm t`i shtyjmë përpara. Nuk mund ta prejudikojë kohëzgjatjen e dialogut, por do të ishte ideale që brenda dy viteve të përfundojë kjo rrugë e gjatë dhe e mundimshme” tha Bislimi për rajonipress.

Bislimi thotë se ajo që është e rëndësishme ka të bëjë me faktin se Kosova nuk shkon në këto bisedime që të dialogojë për njohje, por ne synojmë të arrijmë një marrëveshje të përgjithshme me palën serbe, ku njohja reciproke është në qendër të marrëveshjes. “Edhe vet z. Lajçak është i interesuar që të shpejtojë procesin e dialogut dhe mos harroni se ka pak diplomat në BE që gëzojnë respekt më shumë se Lajçak dhe jam i lumtur që pritjet e Lajçakut nga epilogu i dialogut janë të përafërta me tonat. Po ashtu nuk shohim dallime as në raport me Gabriel Eskobarin i cili është i kyçur drejtpërdrejtë në procesin e dialogut” u shpreh Bislimi.

FIDANISHTJA

“Ne nuk po negociojmë për njohje siç e thash më herët, por për një marrëveshje të përgjithshme me Serbinë, ku njohja është në qendër të marrëveshjes, meqë ne po synojmë normalizimin e raporteve me shtetin fqinjë. E keni parë edhe vet që nuk ka pasur ndonjë deklaratë të Lajçakut, që do ishte problematike për ne”.

Bislimi thotë se nuk ka pasur asnjë presion nga askush.”Ndryshe unë nuk nënshkruaj asnjë dokument që nuk është i drejtë dhe i pranueshëm për shtetin e Kosovës. Madje s’kam as kompetenca të nënshkruaj sepse është kryeministri dhe Kuvendi organi më i lartë për këtë çështje” tha Bislimi.

Duke folur për premtimet e Bashkimit Evropian rreth liberalizimit të vizave Besnik Bislimi thotë se sipas BE-së ne i kemi plotësuar kriteret dhe obligimet. “Mendoj se ka lajme pozitive për Kosovën dhe jemi në një pasqyrë të mirë sa i përket luftës kundër krimit e korrupsionit dhe po marrim poena pozitiv në këtë drejtim nga faktori ndërkombëtar. Tek e fundit unë jam optimist dhe besoj në Bashkimin Evropian”, shtoi Bislimi.

Në fund Bislimi duke folur për projektet nëpër komunat e Kosovës, e në veçanti për rajonin e Anamoravës tha se varet krejt prej kryetarëve të komunave, sa janë të aftë të ofrojnë projekte konkrete.”Gjilani duhet të kalojë interesat e një komune dhe duhet të jetë komunë dinamike dhe urë lidhëse edhe në investime, edhe për komunat tjera në rajon” shtoi Bislimi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.