Besnik Benz demanton PDK, nuk kemi bërë presion ndaj askujt

Gjilan – Besnik Benz, pronar i “Garage Benz Ajeti” Kompani e cila vepron edhe ne Gjenevë të Zvicrës, pas një komunikate të lëshuar nga dega e PDK-së në Gjilan, se kinse ai me stafin e tij po ndikon tek elektorati, demanton këtë lajm dhe këto trillime siç thotë ai të shtëpizës së shkatërruar me emrin PDK.
Benz në reagimin e tij thotë se ne nuk kemi nevojë të ndikojmë tek elektorati, ngase jemi fshat tradicional Rugovian. Ai këtë e ilustron edhe me fakte ngase çdo pjesë e fshatit Lladove është e mbuluar me petkun Dardan.
Besniku thotë se unë jam njeri i punës dhe rrethi im familjar dhe fqinjët e mi janë të orientuar qysh nga fillimi pro LDK-se dhe Presidentit Rugova dhe se ne s`kemi as pak arsye të ndikojmë tek elektorati, ngase këtu s’ka fare elektorat tjetër pos atij Rugovian.
Benz i dërgon selam “papagalles” siç e quan zëdhënësen e PDK-së dhe i thotë që të ketë kujdes kur përmend emrin e kompanisë së tij, dhe për këtë qellim të saj etiketues unë do të ushtrojë padi pranë organeve kompetente, ngase qëllimi i saj ishte të prishin imazhin tim të mirë që për vite të tëra me mundi dhe djersë e kemi krijuar unë dhe familja ime përfundon reagimi. /rajonipress/