Eko Higjiena

Besimtarët myslimanë festojnë Fitër Bajramin

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Pas 30 ditësh agjërimi, besimtarët myslimanë me përfundimin e Ramazanit, sot kremtojnë festën e Fitër Bajramit, raporton Ekonomia Online.

Manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit është mbajtur në Xhaminë e Madhe të Prishtinës.Në fjalen e tij në Xhaminë e Madhe, myftiu Tërnava tha se sot duhet të lutemi për shëndet e solidaritet.

Në shenjë të kësaj zoti thotë ‘vetëm mirësisë së zotit dhe mëshirës së tij le t’i gëzohen’. Le t’i gëzohemi kësaj dite duke uruar e vizituar njëri-tjetrin për këtë festë. Të lutemi për shëndet e mirëqenie, solidaritet e siguri, duke u lutur që zoti mos të na ndajë asnjëherë nga mëshira e tij.

Ai më pas foli për rolin e familjes, duket kjo si fjalë pas debateve të fundit lidhur me shëndetin riprodhues.

Uji Dea

“Botërisht është i njohur qëndrimi i islamit për shumimin e njerëzve. Zoti krijoji Ademin dhe Havan, babanë dhe nënën e njerëzimit, prej tyre pastaj mundësoi shumimin e krijimin e familjeve, fiseve e popujve të ndryshëm”, tha Tërnava.

“Familja është element kyç dhe i parë ndërtues, bërthama bazë e formimit të një shoqërie. Mirëqenia e saj nënkupton mirëqenien e gjithë shoqërisë. Feja jonë islame i ka kushtuar vëmendje të madhe familjes. Familja kërkon lumturinë dhe stabilitetin. Ndërton jetën e saj mbi themelet e forta. Shtyllë themelore e strukturës shoqërore”, tha ai.

“Kushdo prej nesh që përcjell diskutimet e debateve të fundit për aprovimin e disa ligjeve rreth familjes, sheh këto përpjekje bien në ndeshje me identitetin fenë, e ligjet morale. Përpjekjet janë për shkatërrimin e familjes. Zhdukjen apo dobësimin e moralit të lartë që bart ky popull. Synohet një shoqëri që jeton pa ndjenja për familjen”, tha ai.

“Si Bashkësi Islame e Kosovës jemi të shqetësuar me numrin e vrasjeve e vetëvrasjeve. Zoti thotë ‘ai që ka vrarë një njeri është sikur ta ketë vrarë krejt njerëzimin’. Kërkohet nga ne të mobilizohemi duke përfshirë të gjitha mekanizmat në parandalimin e këtyre dukurive. Nëse qëndrojmë pasiv, vetëvrasjet e vrasjes mes nesh do të jenë fatale për ardhmërinë tonë”Në Bashkësinë Islame të Kosovës gjatë ditës do të bëhet edhe pritja e zakonshme për liderët institucionalë e fetarë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.