FIDANISHTJA

Besimi në Melaqe dhe ndikimi i tij në jetën e besimtarit

/ 9 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Shaban Murati – Ndikimi i besimit është një gjë e dukshme në jetën e njeriut. Ai i shton njeriut një lumturi dhe qetësi në shpirt dhe nxitë në vepra të mira. Besimi në Melaqe është pjesë e këtij ndikimi. Njëherit është shtylla e dytë e besimit. Sikur që kemi shpjeguar se besimi në Allahun duhet të lë ndikim pozitiv në jetën e besimtarit, ashtu edhe besimi në melaqe duhet të ketë ndikim në jetën e besimtarit.

Besimi në melaqe është prej gjërave të fshehta që na ka urdhëruar Allahu të besojmë në to. Allahu për këtë na tregon në Kuran . Po ashtu edhe Pejgamberi në fjalët e tij ka treguar se melaqet janë krijesa madhështore që Allahu i ka krijuar prej dritës. Janë krijesa të cilat nuk han e as nuk pinë e as nuk kanë gjini dhe se ushqimi i tyre është adhurimi që i bëjnë Allahut. Ato nuk thyejnë urdhëratë e Allahut dhe veprojnë vetëm atë që urdhërohen. Janë krijesa gjigante që vetëm Allahu di madhështinë e tyre. I Dërguari i Allahut tha: “ më është lejuar që të flasë për njërën prej melaqeve të cilat bartin Arshin ( Fronin) e Allahut. Prej pulpës së veshit të saj e deri te shpatullat largësia është 700 vite ecje”. Ato janë të ngarkuara me vepra të ndryshme. Prej tyre kishte që kishin për detyrë sjelljen e shpalljeve hyjnore nga Zoti deri te Pejgamberi sikur që ishte detyra e Xhibrilit. Prej melaqeve ka që kanë për detyrë marrjen e shpirtrave të njerëzve, sikur që është melaqja e cila quhet melaqja e vdekjes. Prej tyre ka që kanë për obligim bartjen e Arshit të Allahut, ato që janë të obliguara me sjelljen e shiut, ato që janë përgjegjëse për kodrat, për sjelljen e furnizimit, rojtarët e xhenetit, rojtarët e xhehenemit, ato që kujdesen për njeriun, shënojnë veprat e tij, e ruajnë njeriun nga të këqijat, i ndihmojnë në ndjekjen e rrugës së vërtetë.

Pasi që besimi në melaqe është prej gjërave të fshehta, atëherë ne duhet ti besojmë ashtu sikur na ka urdhëruar Allahu në librin e Tij dhe i Dërguari i Allahut në fjalët e tij, e jo të besojmë sipas mendjes sonë dhe sipas mendimeve dhe fjalëve të njerëzve. Jo ti besojmë sikur që i besuan filozofët të cilët jo të mbështetur në besimin në Allahun thanë se melaqet janë yjet dhe planetët. Apo sikur që besuan idhujtarët se melaqet i takojnë gjinisë femërore dhe ato janë bijat e Allahut. Allahu në kundërshtimin e këtij besimi citon: “Engjëjt, të cilët janë robërit e të Gjithëmëshirshmit, ata i bëjnë për femra. A mos vallë ata kanë qenë të pranishëm gjatë krijimit të tyre?! Dëshmia e tyre do të shënohet dhe ata do të përgjigjen (për atë shpifje)! ( zuhruf 19)”. “A mos vallë Allahu ju ka dhuruar djem e (për Vete) ka marrë engjëjt për vajza? Vërtet që ju thoni fjalë të tmerrshme”.( isra’ 40)
Lajmet që Allahu na jep për këto krijesa qëllimi është që ato të lënë ndikimin e tyre në jetën e besimtarit.

Një herit Allahu me këto melaqe e nderoi njeriun pasi që prej tyre bëri kujdestarë dhe i caktoi roje për njeriun. Sikur që Allahu urdhëro gjithë melaqet që ti bien në sexhde Ademit, pa përjashtim. Sa çudi e madhe! T’i urdhëroi këto krijesa gjigante ti bien në sexhde njeriut, kësaj krijesë të vogël fizikisht. A nuk është ky një respekt i veçantë për njeriun? Në këtë botë caktojmë roje për ata njerëz që janë me rëndësi në shoqëri dhe për ata njerëz që vlejnë më shumë. A nuk e ka privilegjuar njeriun, ku për çdo njeriu Allahu i ka caktuar roje nga melaqet, të cilat kujdesën për të dhe mbajnë regjistrat e veprave të tij: dhe ju keni përcjellësit. Janë shkrues të ndershëm te Allahu. Ata e din se çka punoni” ( infitar 10, 11, 12). Pra ti o besimtari i nderuar nëse ke bërë një vepër të mirë mos ke dert nëse ti e ke harruar atë dhe nuk të kujtohet sepse ka dikush që mban regjistrin tënd. Por, edhe ti që ke bërë një vepër të keqe mos mendo se ajo është harruar. Sepse ka dikush që mban regjistrin tënd. Ti mundesh ta shlyesh nga regjistri veprën e keqe, nëse pendohesh te Allahu sinqerisht.

Ja disa nga ndikimet që len besimi në melaqe në jetën e besimtarit:

• Angazhimi i njeriut në adhurimin e Allahut dhe nxitjen në të. Këtë veti e fiton duke marr model melaqet të cilat me gjithë se janë të mbrojtura nga mëkatet, ato vazhdimisht i bëjnë adhurim Allahut dhe kërkojnë afrimin te Ai.

Uji Dea

• Largon nga njeriu mburrjen dhe pëlqimin e vetës së tij. Melaqet me gjithë adhurimin që ia bëjnë Allahut, sa që ka melaqe e cila prej momentit kur Allahu e ka krijuar nuk e ka ngrit kokën e saj nga sexhdeja, me gjithë atë, ato prapë i thonë Allahut se nuk dimë a kemi mundur që të adhurojmë ashtu sikur Ti e meriton. Kështu ato tregojnë modestin e tyre karshi adhurimit të Allahut. Kështu duhet të jetë edhe njeriu. Myslimani sa do që e adhuron Allahun, ai nuk ka mundësi të arrij adhurimin e melaqeve. Andaj nuk duhet njeriu të mburret me veprat e tij dhe nuk duhet të jetë mendjemadh ndaj obligimeve të Allahut.

• Angazhimi i njeriut për tu larguar nga ato që ka ndaluar Allahu, fillimisht nga frika ndaj Allahut dhe pastaj nga turpi nga melaqet, të cilat e përcjellin vazhdimisht njeriun. Njeriu ndonjëherë i verbëruar nga epshi i tij harron vëzhgimin e Allahut ndaj tij. Ndërsa, atëherë kur e di njeriu se është vazhdimisht me të, e di që dikush vazhdimisht e vëzhgon, do të ishte ky një indikacion në largimin e njeriut nga mëkati. Nëse njeriu e di se ka vëzhgues të cilët e përcjellin natën edhe ditën, atëherë është i kujdesshëm që mos të shkruajnë ato diçka çka nuk i takon njeriut. Njeriu në këtë botë, për çështjet e kësaj bote sikur ta dinte se ka organe të caktuara të cilat e përcjellin në çdo moment, a nuk do të ishte i kujdesshëm nga frika se mos po i regjistrojnë apo po i publikojnë ndonjë fjalë apo vepër e cila do ta dëmtonte jetën e tij.

Njerëzit që të përcjellin, gazetarët, qarqe të ndryshme, ti i sheh ata, por melaqet, ato vazhdimisht të shohin ty ndërsa ti nuk i sheh ato. Prej njerëzve ke mundësi që të ruhesh, ke mundësi që të hysh në shtëpinë tënde, ose të mbyllesh në një vend ku nuk të sheh askush, ose ti bllokosh gjitha kamerat që janë në vëzhgim tëndin, por melaqet janë me ty ku do që të jesh. Allahu ju ka dhënë mundësi që të arrin në çdo vend ku Allahu i urdhëron të arrijnë. Për këtë Allahu na ka tërheq vërejtjen duke thënë: dhe ju keni përcjellësit. Janë shkrues të ndershëm te Allahu. Ata e din se çka punoni” ( infitar 10, 11, 12). Po ashtu njeriu e ruan vetën nga fjalët dhe veprat e këqija të cilat i shkruhen dhe do të jap llogari në ditën e gjykimit. Nuk ka diç që i fshihet Allahut. Allahu thotë në Kuran: Për çdo njeri ka mbikëqyrës. ( Tarik 4).

Po ashtu Allahu thotë: “Ne jemi më pranë tij se damari i qafës së vet ( Kaf 16)”. “dhe, për çdo fjalë që ai thotë, ka pranë vetes një mbikëqyrës të gatshëm (për ta shënuar atë)”. ( Kaf 18). Umer b. Abdul Azizi i kishte dërguar një letër komandantit të ushtrisë duke i thënë: “dijeni se keni kujdestarë të cilët regjistrojnë atë që ju veproni, gjatë ecjes, qëndrimit. Andaj, turpërohuni prej tyre dhe të keni shoqërim të mirë me to dhe mos i dëmtoni ato me mëkate ndaj Allahut”.

• Marrja e modelit nga melaqet në jetën e besimtarit, në organizimin e tyre dhe në profesionalizmin në vepra. Kur i Dërguari i Allahut rregullonte safat ( rreshtat në xhami gjatë namazit) iu drejtua shokëve të tij dhe u tha: “ A nuk po rreshtoheni sikur që rreshtohen melaqet para Zotit të tyre. I than e si rreshtohen melaqet para Zotit të tyre?! I Dërguari i Allahut tha plotësojnë rreshtat e parë dhe afrohen mes njëri tjetrit”.

Këto janë disa nga ndikimet në besim, sjellje, edukatë, adhurim që duhet ti lej besimi në melaqe në jetën e besimtarit. S’ka dyshim se këto janë ndikime të mëdha të cilat afrojnë njeriun te Allahu dhe e bëjnë njeriun që të ndiej ëmbëlsinë e imanit. Lusim Allahun që të përmirësojë fjalët dhe veprat tona AMIN./rajonipress/