Besim Murati golfisti nga Gjilani që po e prezanton fuqishëm flamurin e Kosovës në SHBA

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Besim Murati njihet nga vendasit e tij në Gjilan e Kosovë si një djalosh që e ka dashur sportin e karatesë, por ai së fundit po tregon rezultate shumë mbresëlënëse në Nju Jork të SHBA në garën e Golfistit.

“Kur e ke flamurin e shtetit tënd në krah siç është ai Kosovës nuk ke asnjë arsye me u ndie keq, përkundrazi po më motivon çdo ditë e më shumë që të arrijë rezultate dhe ta përfaqësojë edhe Kosovën në mënyrë dinjitoze”. Kështu thotë për rajonipress Besim Murati i cili po garon në garat ndërkombëtare e kombëtare në Nju Jork si golfist.

Besim Murati ka pasur një perspektivë të shkëlqyeshme si karatist, por edhe në këtë fushë të golfit ai po tregohet i suksesshëm.

Hidromorava

Murati thotë se kjo garë mbahet çdo vit në Clubin Rye Golf Club at Westchester NYC dhe quhet “Presidens Cup USA Team VS International Team”, ku në mesin e tyre më kanë zgjedhur edhe mua të jem në mesin e tyre qe tre vite. “Kjo garë ka filluar që gjashtë vite më parë kështu që “International Team” ka fituar katër Cupa kurse USA Team dy Cupa. Çdo vit është duke u bërë me interesant dhe ajo që më bënë të motivohem është kur e mbaj Flamurin e Kosovës duke prezantuar shtetin tim, gjithashtu edhe qytetin tim të bukur Gjilanin” shprehet Besim Murati.

Murati tha se ky sport është i shtrenjtë, por kënaqet njeriu e sidomos kur e ke flamurin e shtetit tënd në krah./rajonipress/