Hidromorava

Besim Hasani apo Naim Muja në krye të KOK-ut?

/ 1 minutë lexim

Prishtinë – Besim Hasani kërkon edhe një mandat për të përfunduar punën e nisur që në maj të vitit 1996 – të inkuadrojë Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK) në familjen olimpike botërore.

Hasani udhëheq KOK-un për më shumë se 16 vjet, ndërsa është njëri prej kandidatëve për postin e kryetarit të KOK-ut për Asamblenë zgjedhore të këtij organi që mbahet sot nga ora 17:00 në Prishtinë.

Fidanishtja

Kandidat tjetër për kryetar të KOK-ut është njeriu i parë i Federatës së Mundjes së Kosovës, Naim Muja. Kandidaturë më herët ka paralajmëruar edhe legjenda e boksit kosovar, Aziz Salihu, por ai një gjë të tillë nuk e ka bërë më shkrim.(koha)