Besim Guda i gatshëm të ofrojë dorëheqje, nëse edhe të tjerët veprojnë si ai
Gjilan – Besim Guda sipas Agim Kryeziut është i gatshëm të ofrojë dorëheqje nëse ngjashëm veprohet edhe me rastet tjera. Kryeziu tha se Besim Guda pret që Bordi të vendos për këtë çështje këtë të premte.
Besim Guda drejtor i spitalit të Gjilanit edhe pse e ka të gatshme dorëheqjen megjithatë ai ende pret që ngjashëm të veprojnë edhe të tjerët.
Agim Kryeziu zëdhënës i spitalit të Gjilanit tha për rajonipress se Besim Guda është i gatshëm të ofrojë dorëheqje, nëse njëjtë veprojnë edhe kolegët e tjerë. “Guda ka treguar gatishmëri që të ofrojë dorëheqje, por do të ishte e pandershme nëse njëjtë nuk veprohet dhe me rastet e tjera” tha Kryeziu.
Ndryshe të akuzuarve në rastin Stenta u është dhënë afat deri sot që të japin dorëheqje nga pozitte tyre./rajonipress/


