Besim e Bashkim Murati emra të respektuar të karates
Gjilan – Qyteti i Gjilanit me rrethin gjithmonë ka pasur emra te mëdhenj të sportistëve në gjirin e sajë, të cilët kanë shkëlqyer në karrierën e tyre sportive në sporte të ndryshme. Ndër shumë sportist që kanë lënë gjurmë në sportet e tyre janë edhe dy vëllezërit nga Bresalci i Gjilanit, të cilët karrierën e tyre me mjaft sukses e zhvilluan në sportin e karatesë në Shotokan.
Dy vëllezërit Besim e Bashkim Murati në stilin shotokan të karatesë shumë herë u përzgjodhën sportistët më të dalluar të Gjilanit, e njashtu edhe Federata e Karatesë e Kosovës disa herë i kishte shpallur ndër më të mirët.
Dy ish karateistët Gjilanas, të cilët tani që nga viti 2002 jetojnë e veprojnë në SH.B.A me familjet e tyre, u desht ta braktisin shtetin e Kosovës për një jetë më të mirë por edhe të zhvillojnë karierën e tyre përtej Oqeanit Atlantik.
Vëllezërit Besim e Bashkim Murati, në vitin 2002 ishin shpallur kampion botëror në Hungari në stilin Shotokan duke hapur horizonte të reja për karrierën e tyre të karates.
“Ishim të ri plot me entuziazëm, ishim shumë herë kampion të Kosovës ndërsa kulminacionin e mbërrimë në vitin 2002 në Hungari kur u shpallëm kampion botëror, ishte një ndjenjë e jashtëzakonshme ta ngritsh shtetin tënd në piedestalin më të lartë të garave”, kujton ish karateisti, Bashkim Murati.
Bashkimi me nostalgji thekson karrierën e tij dhe të vllaut të tij, Besimit, i cili kësaj radhe nuk gjendet në vendlindjen e tij.
“Ishin kohëra të arta të karatesë, kishim vullnet ishte koha pas lufte unë kisha 22 vjeç ndërsa vllau 24 vjeç, ushtronim edhe nga 5 orë në ditë edhe pse kushtet nuk ishin shumë ideale por vullnetin e kishim të jashtëzakonshëm dhe rezultatet nuk mungonin ndërsa sot edhe pse janë kushtet ma të mira nuk kemi ndonjë rezultat të veçuar në karate të stilit Shotokan dhe kjo është për tu befasuar”.
Dy vëllezërit Murati të cilët jetojnë njëri në Florida e tjetri në New York, kanë pasur rastin të jenë pjesë e njërit ndër karateistët me famë botërore Aziz Kheder i cili është me prejardhje Egjiptiane-Amerikane.
“Për tri vite së bashku kemi stërvitur me këtë legjendë të karatesë, kemi arritur të korrim suksese të mëdha në turne të ndryshëm nëpër Amerikë dhe jemi shumë krenar së bashku me vllaun që kemi pasur rastin ta takojmë këtë personalitet i cili është i jashtëzakonshëm”, thekson Bashkim Murati.
Ish kampioni i shumëfishë i Kosovës dhe kampion i botës në vitin 2002, Bashkim Murati, ka një porosi të veqant për shum sportist.
“Së pari duhet ta duash sportin, të ushtrosh në mënyrë profesionale dhe të kesh edukatë sportive, ndërsa jam pak i befasuar që askush për 15 vite me radhë nga Komuna as nga Federata nuk është interesuar për ne se ku gjendemi dhe çka veprojmë, shpresoj se në të ardhmen dikujt do
ti kujtohen vëllezërit Murati që dikur i bënin krenar qytetarët e Gjilanit e të Kosovës”.
Vëllezërit Besim e Bashkim Murati, përpos që ishin karateist me përmasa të mëdha ndërkombëtare ata ishin edhe shembull se si duhet të jetë një sportist i vërtet e mbi të gjitha ata ishin shembull si qytetarë të cilët dhanë më të mirën për sportin e Gjilanit e Kosovës. /rajonipress/





