Fundamenti

Besim Beqaj dhe Qemajl Mustafa takojnë një grup të komunitetit të biznesit në Gjilan

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Gjatë këtij takimi kryetari Mustafa ka ritheksuar se nuk jemi asgjë tjetër pos shërbyes të qytetarëve të Gjilanit, ndaj ne, me mundësit që kishim përherë kemi qëndruar pranë jush. “Do të qëndrojmë gjithnjë bashkë, sepse kështu arrijmë ta ndërtojmë shtetin tonë dhe ta zhvillojmë më tutje”.

“Jam falënderues përherë për këtë angazhim të madh që ju tregoni ndaj nesh. Në qeverisjen time, ne ishim të interesuar, që secili qytetarë i Komunës së Gjilanit të prek dorën e shtetit. Këtë bashkë me ju e kemi arritur. Kemi investuar në infrastrukturë rrugore, ujësjellës, kanalizime, arsim (ndërtimin e shkollave moderne), shëndetësi (kemi ofruar shëndetësinë primare pranë qytetarëve në shumë fshatra të Gjilanit).

Poashtu gjatë takimit nga Ministri Beqaj u theksua se objektiv kryesor i Qeverisë së Republikës së Kosovës është zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe rritja e mirëqenies socio-ekonomike të qytetarëve. Në këtë drejtim, Qeveria që udhëheqim ne ka hartuar Vizionin për Zhvillimin e Qëndrueshëm Ekonomik të Kosovës, vizion ky i avancuar dhe i bazuar në vlerat më të mira evropiane të ekonomisë së lirë të tregut.

Fundamenti

Me qëllim të implementimit të këtij vizioni, Qeveria e Republikës së Kosovës një nga shtyllat kryesore ka thithjen e investimeve ndërkombëtare në Kosovë – tha ministri Beqaj dhe shtoi se në këtë kuadër Qeveria ka bërë reforma të rëndësishme për të krijuar një ambient të favorshëm për investime ndërkombëtare në Kosovë.

Në kuadër të lehtësirave për të zhvilluar afarizëm në Kosovë, zotit Beqaj theksoi reformat e bëra në legjislacion dhe në taksa.

Përfaqësuesit e bizneseve të Gjilanit theksuan se gjatë takimit me Ministrin Beqaj morën informacione të rëndësishme për mundësitë e favorshme për investime ndërkombëtare në Republikën e Kosovës. Në këtë drejtim, ata premtuan se do t’i shohin të gjitha mundësitë për bashkëpunim me donatorë dhe biznese të huaja. Ata theksuan se mirëpresin mundësitë për bashkëpunim dhe shkëmbim përvojash me komunitetin e biznesit në vendet e rajonit thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/