KKVITI

Besiktasi ofron tre milionë euro për Lirim Kastratin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Lirim Kastrati ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me skuadrën e Lokomotivës së Zagrebit.

Sulmuesi kamenicas ka shkëlqyer edhe në përfaqësuesen e Kosovës të grupmoshave deri në 21 vjet, ku Dardanët nuk dinë për humbje në kualifikimet për Kampionatin Evropian.

Kjo ka bërë që lojtari të bije në sy të disa klubeve evropiane duke përfshirë edhe të gjigantit turk të Besiktasit, zyrtarët e së cilës e kanë ndjekur në ndeshjes mes Dardanëve dhe Turqisë të zhvilluar në Prishtinë, ku lojtari ishte një ndër realizatorët e një goli në fitoren e përfaqësueses sonë me rezultat 3-1.

UBT

Skuadra e ligës elitare të Turqisë raportohet se ka bërë një ofertë prej tri milionë eurove në drejtim të klubit kroat.

Por, jo vetëm turqit e kërkojnë futbollistin tonë pasi që interesim ka shfaqur edhe Reims e Arber Zenelit, e cila thuhet se ka ofruar 1.5 milion euro.

Ndryshe, këmbëshpejti 20-vjeçar ka kontratë të vlefshme me kroatët deri në verën e vitit 2023. /Telegrafi/