FIDANISHTJA

Besiktasi i vendosur për transferimin e Rey Manajt

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Rey Manaj mund t’i bashkohet Milot Rashicës e Ernest Muçit te Besiktasi sezonin e ardhshëm.

Gjiganti turk ka shprehur interesim serioz për sulmuesin shqiptar, i cili la gjurmë të mëdha këtë sezon me Sivassporin, transmeton Gazeta Express.

27-vjeçari është golashënuesi i tretë më i mirë në Superligën e Turqisë me 18 gola. Ai ka edhe dy asistime në kampionat.

Lushnjari ka edhe dy gola e dy asistime në Kupën e Turqisë gjithashtu.

Sipas mediumit turk “Aksam”, Besiktasi po mbaron punë tashmë rreth transferimit të tij, pasi ka parasysh interesimin edhe të klubeve të tjera.

Eco Higjiena

“Bardhezinjtë” thuhet se kanë në plan t’i japin lamtumiren Cenk Tosunit, derisa edhe e ardhmja e Vincent Aboubakar është e pasigurt.

Kësisoj, gjiganti turk ka vendosur Manajn në krye të listës për afatin e verës, kur edhe synojnë ta kompletojnë transferimin e tij.

Reprezentuesi i Shqipërisë me Sivassporin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

/Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.