ARKATANA

Besiktasi e refuzoi ofertën milionëshe të klubit anglez për Rashicën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Milot Rashica është duke shkëlqyer në futbollin turk, fillimisht me Galatasarayn e tutje me Besiktasin.

Kjo ka bërë që në adresë të yllit kosovar të arrijnë oferta nga vendet tjera.

Njëra prej tyre ka arritur nga Anglia, respektivisht nga Championshipi (niveli i dytë i futbollit anglez).

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi turk “Takvim”.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, Leeds United i ka ofruar 7 milionë euro për 27 vjeçarin.

Mobi Casa

Por, mediumi turk raporton se klubi nga Stambolli e ka refuzuar këtë ofertë, derisa lojtari është i kënaqur dhe i lumtur në Turqi.

Leedsi planifikon ta bëjë një tjetër tentativë për përfaqësuesin kosovar gjatë verës që vjen derisa po mundohet të rikthehet në elitën e futbollit anglez.

Rashica kishte nënshkruar kontratë me klubin nga Superliga turke verën e kaluar nga Norwich City për 5,25 milionë euro.

Vushtrriasi e kishte kaluar një sezon në formë huazimi në Galatasaray pasi hasi në vështirësi në fanellën e Norwichit, ku vinte nga eksperienca e shkëlqyeshme në Gjermani me Werder Bremenin./eo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.