Eko Higjiena

Besiktas nis negociata më Ramën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Klubi turk, Besiktas dëshiron që në ditët e fundit të afatit kalimtar veror ta transferojë sulmuesin shqiptar, Valdet Ramën.

Reprezentuesi i Shqipërisë në sezonin e kaluar ishte pjesë e Valladolidit të Spanjës, ndërsa ai është duke u vëzhguar disa skuadra evropiane.

Uji Dea

Mediat e huaja raportojnë se krerët e Besiktasit kanë nisur negociata më 26-vjeçari, më të cilin synojnë të forcojnë edhe më shumë repartin e sulmit, raporton KosovaPress.

Thuhet se brenda pak ditësh do të dihet e ardhmja e mitrovicasit, dhe destinacioni më i mundshëm duket se është Besiktasi. /Telegrafi/