United Hospital

Besiana Mehmedi: Artist më origjinal e të vyer si Shaqir Hoti s’do ketë më

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Instrumentisti i njohur kosovar Shaqir Hoti, i cili që nga mosha e fëmijërisë, luajti me instrumentet aerofone si fyej, kavalle, bishtnica, pipëza e të tjera, ka ndërruar jetë të shtunën, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

Për ta ndëruar figurën e tij, shumë artistë kanë shprehur ngushëllimet e tyre, përmes rrjeteve sociale…

Këngëtarja dhe sopranoja e njohur Besiana Mehmedi ka shkruar: Artist më origjinal e të vyer s’do ketë më! Njeriu me Akademi muzike në kohën kur të rrallë ishin profesionistët, mjeshtri i ekzekutimit dhe prodhimit të instrumenteve, prodhuesi i okarinës shqiptare, ai që shtëpinë e tij e shëndërroi në punëtori dhe institucion të rrallë të ruajtjes së instrumenteve folklorike paska ikur në përjetësi…

Postimi i plotë:

Uji Dea

Plak më të urtë ska pas Kosova!

Artist më origjinal e të vyer sdo ketë më!
Njeriu me Akademi muzike në kohën kur të rrallë ishin profesionistët, mjeshtri i ekzekutimit dhe prodhimit të instrumenteve, prodhuesi i okarinës shqiptare, ai që shtëpinë e tij e shëndërroi në punëtori dhe institucion të rrallë të ruajtjes së instrumenteve folklorike paska ikur në përjetësi….

Patëm nderin që të njohëm nga afër dhe së bashku ngritëm vlerat e Deçanit dhe Kërçovës përmes shumë projekteve me rëndësi për kulturën e kombin! Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës maestro Shaqir Hoti- shembëlltyrë e modestisë që tregonte madhështinë tënde!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.