HW

Besforti shpëton gjermanin nga vdekja, dekorohet nga kryeministri

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Të premten e javës së kaluar kryeministri i Republikës së Bavarisë (Gjermani), Horst Seehofer u ka ndarë medaljet për guxim qytetar pesë personave që në raste të ndryshme kanë rrezikuar jetën e tre për të shpëtuar të tjerët. Në mesin e të dekoruarve ishte edhe shqiptari nga Kosova, Besfort Berisha.

Besforti atëbotë 22 vjeçar, më 26 janar të vitit 2013 ka shpëtuar një njeri duke e nxjerrë nga binarët e hekurudhës, shkruan süddeutschezeitung.de. Bëhet fjalë për një person të alkoolizuar rëndë i cili në stacionin hekurudhor Fürstengfeldbruck me njërën këmbë kishte rënë në hapësirën në mes të peronit dhe binarëve të trenit, përcjell albinfo.ch. Ai madje qe goditur nga treni dhe ishte hedhur i lënduar rëndë në mes të dy binarëve.

HW

Por e gjithë kjo kishte kaluar e pavërejtur dhe ndërkohë kërcënonte rreziku i madh që i lënduari të goditej nga treni tjetër i radhës. Pa menduar dy herë Besfort Berisha i afrohet personit të alkoolizuar dhe e tërheq atë me shpejtësi nga binarët, duke i shpëtuar jetën./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.