Eko Higjiena

Besforti dekorohet me “Medaljen Bavareze për Shpëtim”

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Besfort Berisha, duke vënë në rrezik jetën e vet, ka shpëtuar një person të lënduar rëndë i cili kishte rrëshqitur në mesin e binarëve të hekurudhës në stacionin e Bruck-ut. Atë sapo e kishte shkelur një tren dhe kishte mbetur me plagë të rënda në binarë. Vetëm pak sekonda më pas atë do ta shkelte treni tjetër që do te kalonte mbi ata binarëruan süddeutschezeitung.de.

Por Besforti ka qenë më i shpejtë. Ai nuk ka menduar dy herë dhe është hedhur për ta shpëtuar personin e lënduar, transmeton albinfo.ch.

KKGJILAN

Për këtë vepër të tij të guximshme dhe humane, Besforti ka marrë këto ditë dekoratën e quajtur «Medalja Bavareze për Shpëtim» të cilën ia ka dorëzuar në një solemnitet kryebashkiakja Karin Geissler. Në këtë aktivitet, medalje dhe dekorata u janë ndarë gjithsej 23 qytetarëve të Fürstenfeldbruck-ut.

Berisha po për këtë akt të tij të guximshëm qe dekoruar gjatë verës edhe nga kryemisnitri i Bavarisë, Horst Seehoffer.