Mobi Casa

Besëtytnitë popullore nga treva e Gollakut (nga tradita jonë)

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Demir Krasniqi – Si në çdo krahinë dhe trevë shqiptare, ashtu edhe në krahinën e Malësisë së Gollakut, tradicionalisht dhe ndër shekuj kanë ekzistuar një numër i madh i besëtytnive popullore, të cilave njerëzit iu kanë besua, janë ruajtur prej tyre dhe i kanë zbatuar në jetën e përditshme.

Këso lloj besëtytnish, pa dyshim se ka shumë ndër ne, por që deri më sot askush nuk i ka shënua, nuk i ka mbledhur, ruajtur, komentua dhe studiua .

FIDANISHTJA

Nga kureshtja ime , i kam shënua vetëm disa sosh , të cilat në vazhdim do t’ua prezantoj lexuesve dhe do t’ua shtoj edhe komentimet e tyre :
1. Kur të kruhet dora e djathtë – thonë se do të marrësh pare .
2. Kur të kruhet dora e majtë – thonë se do të japësh pare .
3. Kur të kruhen thembrat e këmbëve – thonë se do të marrësh rrugë .
4. Kur të tingëllojnë veshët – thonë se do ta marrësh ndonjë lajm të ri .
5. Kur të nxehen veshët – thonë se flet dikush keq për ty .
6. Kur të kruhet veshi i majtë – thonë se po të lavdëron dikush .
7. Kur të kruhet veshi i djathtë – thonë se po të shanë dikush .
8. Kur të kruhet vetulla e majtë – thonë se do të vjen ndonjë mysafir i pa dëshiruar .
9. Kur të kruhet vetulla e djathtë – thonë se do të vjen ndonjë mysafir i dashur.
10. Kur të kruhet hunda – thonë se do të del ndonjë hidhërim .
11. Kur të kruhen faqet – thonë se do ta marrësh ngryk dike .
12. Kur të del rrëxuelli në qerpikun e epërm të syrit – thonë se do t’i lind djalë dikujt nga rrethi i të afërmve familjarë .
13. Kur të del rrëxuelli në qerpikun e poshtëm të syrit – thonë se do t’i lindë vajzë dikujt nga rrethi i të afërmve familjarë .
14. Kur të del puçrra në maje të gjuhës – thonë se flet dikush keq për ty.
15. Kur të rrokë lemza – thonë se po të përmend dikush .
16. Kur bien luga mbarë në sofër – thonë se vjen dikush mysafir .
17. Kur bien luga mbrapshtë në sofër – thonë se do të vdes i Zoti i shtëpisë.
18. Kur bërtet sorrëshkina në oborr të shtëpisë – thonë se do të vijnë mysafirë .
19. Kur je duke folur me dike dhe gjatë bisedës të rrokë teshmja – thonë se biseda që po zhvillohet është e vërtetë.
20. Ëndrrat të cilat shihen gjatë natës – nuk bënë të komentohen gjatë ditës .
21. Kur ta pret rrugën macja – nuk është shenjë e mirë .
22 . Kur ta pret rrugën lepuri – nuk është shenjë e mirë .
23. Të Premten dhe të Martën – nuk banë me i pre thonjtë .
24. Të Martën – nuk banë me punua .
25. Të Premten në kohën e drekës – nuk banë me la tesha .
26. Ditën e Shën Gjergjit dhe Ditën e Shën Markut – nuk duhet me therë me gjilpërë .
27. Në ora 24.00 të natës – nuk banë me u la (pastrua ).
28. Kur të perëndon Dielli – nuk banë me u la (pastrua ).
29. Brenda shtëpisë – nuk banë me fishkëllua .
30. Kur të zgjohesh në mëngjes – duhet me shti diçka në gojë për të mos mundur Qyqja .
I vetëdijshëm se kësi lloje besëtytnish në trojet tona ka edhe shumë e shumë, unë po e përmbylli kësaj radhe me kaq , gjithnjë duke shpresuar se në të ardhmen do të mblidhet ky thesar popullor, do të ruhet aty ku e ka vendin dhe do të publikohet nga ana e institucioneve tona përkatëse .

Gjilan , më 22. 05. 2014 .