UBT

Besarta Osmani në krye të KVRL

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Këshilli i Veprimit Rinor Lokal të Vitisë ka mbajtur dje Kuvendin e katërt zgjedhor ku me shumicë votash u rizgjodh kryetare e këtij këshilli Besarta Osmani si dhe 6 anëtarë të bordit.

Ky Kuvend zgjedhor është monitoruar nga organizatat si GIZ, OSBE, OJQ-të, përfaqësues të shkollave, 10 delegatë të Kuvendit Komunal të Vitisë si dhe Zyrtar Komunal.

Fundamenti

Besarta Osmani pasi fitoj një mandat të ri 2 vjeçar si kryetare e KVRL-së në Viti, tha se ajo këtë punë do ta kryej me përkushtim të madh si dhe do ta merr këtë detyrë si obligim parësor të saj. “ Zotohem se punën time si Kryetare e këtij këshilli do ta kryej me përgjegjësi të plotë në bashkëpunim me të rinjtë tanë me qëllimin më të mirë që ti kontribuojmë për të rinjtë vitias por edhe për këtë vend ” u shpreh Osmani.

Sipas disa përfaqësuesve të organizatave të cilat kanë monitoruar këto zgjedhje, ato janë mbajtur në mënyrë demokratike dhe pa ndikime të jashtme. Gjithashtu gjatë këtij kuvendi zgjedhor janë zgjedhur edhe 6 anëtarët e bordit. /rajonipress/