Fundamenti

Besarta Breznica e UBT-së, e angazhuar si gazetare në projektin “Vajzë, dëgjohu”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Studentja e vitit të tretë në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT, Besarta Breznica, tash e disa muaj është angazhuar në projektin e titulluar “Vajzë, dëgjohu”, në kuadër të të cilit po punon si gazetare për agjencinë e lajmeve “KosovaLive360”.

Duke e përshkruar rëndësinë e punës që aktualisht po e bën, studentja Breznica tha se po të mos studionte në UBT, dëshira për t’u bërë gazetare, për ta njohur kamerën e për ta bërë montimin e videove, do të mbetej vetëm ëndërr.

“Aktualisht po merrem me tema feministe dhe po shkruaj artikuj për komunitetin RAE në Kosovë, specifikisht po trajtoj tema të cilat në shoqërinë kosovare ende janë tabu dhe mbi të cilat janë ndërtuar stereotipet tash e sa kohë, si dhe bëj edhe montimin dhe editimin e videove që trajtojnë tema tjera sociale”, shpjegoi ajo.

United Hospital

Studimi në UBT, sipas saj, i ka ndihmuar shumë në përdorimin e mjeteve teknike dhe të njëjtin efekt e kanë edhe këshillat dhe ligjëratat profesionale të profesorëve të këtij institucioni.

Përpos angazhimit në agjencinë e lajmeve KosovaLive360, Breznica ka punuar për hulumtime në institutin “Gnosis” dhe ka kryer praktika të shumta profesionale në mediat vendore, falë profesorëve dhe Qendrës së Karrierës së UBT-së. Po ashtu, është edhe njëra nga menaxheret e faqes “Njerëz të Kosovës”, që është themeluar nga 4 studentë të UBT-së.

Sa i përket të ardhmes, ajo pohon se gazetaria do të jetë profesioni i saj i dytë pasi që synon që të merret me hulumtime./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.