UBT

Besart Berisha shënon dy gola tjerë për Western United, sulmuesi i Kosovës i pandalshëm në kampionatin australian

/ 1 minutë lexim
FITORJA

Sulmuesi i Kosovës, Besart Berisha po vazhdon të tregojë se është njëri nga lojtarët më të mirë që kanë luajtur ndonjëherë në kampionatin australian, A-League.

Western United është mposhtur në shtëpi nga Adelaide United me rezultat të ngushtë 4-3 në takimin e vlefshëm për javën e 16-të.

Edhe përkundër humbjes, kjo ndeshje ishte pozitive në nivelin individual për sulmuesin prishtinas, Besart Berisha.

Uji Dea

Berisha arriti t’i shënojë dy gola në këtë takim, ku i pari erdhi në minutën e 12-të për barazimin 1-1, ndërsa në minutën e 43-të shënoi për rezultatin 2-3.

Kjo ishte ndeshja e 200-të e Berishës në A-League, ndërsa ka të shënuar mbi 125 gola në këtë kampionat, duke qenë shënuesi më i mirë në histori.

Këtë sezon, sulmuesi i Kosovës ka plot 11 gola apo tri më pak se lideri i golashënuesve. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.