Besart Berisha në Melbourne Victory

/ 3 minuta lexim

Besart Berisha nuk do të rikthehet në futbollin europian siç ishte paralajmëruar. Sulmuesi kosovar karrierën do ta vazhdoj në Australi. Por, prishtinasi nga sezoni i ardhshëm nuk do to ta veshë më fanellën e Brisbane Roar. Berisha ka arritur marrëveshje me ekipin e Melbourne Victory të cilit do t’i bashkohet në fund të sezonit. Ai ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me ekipin e ri, raporton uebfaqja zyrtare e klubit.

Pas konfirmimit se Berisha do të largohet nga Brisbane Roar në fund të sezonit, sulmuesi kosovar ka vendosur të lëshojë një mesazh për tifozët e zjarrtë të Brisbane. Në letrën e tij në formë mesazhi shkruhet:

“Të dashur tifozë të Brisbane Roar, Fillimisht dua të ua konfirmojë se po largohem nga Brisbane Roar në fund të sezonit. Disa prej jush nuk do të mund të pajtoheni me vendimin tim, megjithatë unë dua të ju them se kam kaluar tre sezone të jashtëzakonshme këtu dhe jam i përqëndruar që deri në fund të këtij sezoni t’i ndihmojë skuadrës të shënojë gola dhe të shpallemi kampion. Shpresojë që ju të më përkrahni deri në fund të sezonit ngase unë do jap maksimumin për Brisbane Roar. Të gjithë ju keni një hapësirë speciale në zemrën time.
I juaji, Besart Berisha.”

Besart Berisha nuk do të rikthehet në futbollin europian siç ishte paralajmëruar. Sulmuesi kosovar karrierën do ta vazhdoj në Australi. Por, prishtinasi nga sezoni i ardhshëm nuk do to ta veshë më fanellën e Brisbane Roar. Berisha ka arritur marrëveshje me ekipin e Melbourne Victory të cilit do t’i bashkohet në fund të sezonit. Ai ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me ekipin e ri, raporton uebfaqja zyrtare e klubit.

Mobi Casa

Trajnerit Kevin Muscat ishte më meritori që bindi Berishën të nënshkruar për Melbourne Victory. “Besari është paraqitur në nivelin të lartë. Ai i ka sjellë për kokëçarje mbrojtësve e trajnerëve, madje edhe mua. Ai është golashënues i dëshmuar dhe një lojtar që mezi pres të vijë te Melbourne Victory”, tha Muscat.

Berisha ishte pjesë e Brisbanes që nga viti 2011. Ai ka zhvilluar 64 ndeshje me këtë skuadër, kurse ka realizuar 41 gola. Sulmuesi prishtinas në sezonin 2011-2012 kishte fituar titullin e kampionit me Brisbanen, derisa në këtë sezon ishte shpallur golashënuesi më i mirë në elitën e futbollit sautralian.

Berisha gjatë karrierës ka veshur fanellën e skuadrave si : Tennis Borussia Berlin, Hamburger, AaB, Horsens, Burnley, Rosenborg dhe Arminia Bielefeld.(shqipmedia.com)