UBT

Besart Berisha në ekipin e javës nga FIFA

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Pas tregolëshit të fundit, Besart Berisha ka hyrë në ekipin e javës nga “EA Sports FIFA 17”.

Sulmuesi prishtinas, Besart Berisha po shkëlqen në Kampionatin australian ndërkohë që po ndjek rekordin e golave në Australi.

Në ndeshjen e fundit shënoi tre gola për Melbourne Victory, në fitoren ndaj Sydney Wanderers, që përfundoi me rezultat 3:0, shkruan albinfo.ch.

UBT

Kjo i është shpërblyer sulmuesit shqiptar, i cili është përfshirë në ekipin më të mirë të javës nga “EA Sports FIFA 17”, ku përfshihen lojtarët më të mirë të fundjavës në të gjitha ligat botërore, krahas yjeve si Gonzalo Higuain e Jamie Vardy.

Berisha gjithashtu ka marr lejen nga FIFA për të luajtur për Kosovën dhe pritet të jetë i gatshëm në vitin e ardhshëm.

http://www.albinfo.ch/besart-berisha-ne-ekipin-e-javes-nga-fifa/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.