Besart Berisha, gati për aksion
Sulmuesi kosovar, Besart Berisha, ka të drejtë të luajë në ndeshjen kundër Wellington Phoenix këtë fundjavë, pasi doli i pafajshëm zyrtarisht, sepse akuzohej se e kishte bërë një gjest të ligë ndaj tifozëve të Sudney FC, në derbin e fituar nga ekipi i tij, Melbourne Victory, përcjell Zëri.
Derisa po shkonte drejt dhomave të zhveshjes, 29-vjeçari ishte treguar i pasjellshëm, pas barazimit 3:3 me “Sky Blues” në Allianz Stadium, më herët gjatë këtij muaji.
Ndaj prishtinasit, Federata e Futbollit të Australisë kishte hapur procedurë disiplinorë, ndërsa ai ka shpëtuar lehtë, edhe pse ka marrë qortim që kjo të mos përsëritet në të ardhmen. /Zëri/


