United Hospital

Besart Berisha afër rekordit në Australi

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Besart Berisha ngjitet në kuotën e 89 golave në kampionatin australian, vetëm një më pak se Arshi Thompson që është shënuesi më i mirë.

Melbourne Victory si mysafire ka shënuar fitore WS Wanderers me rezultat 3:0. Kjo fitore erdhi falë sulmuesit shqiptar, Besart Berisha, i cili i shënoi tre golat e kësaj sfide, shkruan albinfo.ch.

Golin e parë prishtinasi e shënoi në minutën e 32-të të pjesës së parë. Në pjesën e dytë Berisha realizoi me kokë për 0:2 në minutën e 66-të. Ndërkohë, golin e tretë dhe të fundit në këtë takim Besarti e shënoi tetë minuta para fundit të ndeshjes.

Eco Higjiena

Pas këtyre tre golave të shënuar, Berisha është i pari në listën e realizuesve me tetë gola në nëntë ndeshje këtë sezon.

Ndërkohë, Berisha ngjitet në kuotën e 89 golave në kampionatin australian, vetëm një më pak se Arshi Thompson që është shënuesi më i mirë. Sulmuesi që zgjodhi të përfaqësojë Kosovën barazoi Sheyn Schmeltzin.

http://www.albinfo.ch/besart-berisha-afer-rekordit-ne-australi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.