Eko Higjiena

Besart Berisha, afër rekordit australian si shënues golash

/ 2 minuta lexim
HW

Berisha arrin në kuotën e 86 golave të realizuar gjithsej në historinë e kampionatit australian, duke qenë vetëm pesë gola larg shndërrimit në golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave në kontinentin e largët.

Sulmuesi shqiptar, Besart Berisha, ka shënuar sërish gol në kampionatin australian. Në takimin e fundit ku Melbourne Victory u përballë në shtëpi me Perth Glorin, futbollisti kosovar barazoi shifrat në 1:1 në minutën e 41-të, duke siguruar një pikë për ekipin e tij që kishte kaluar në disavantazh në minutën e 17, shkruan albinfo.ch.

Pas këtij takimi, skuadra e tij e mban vendin e tretë në klasifikim me 14 pikë të grumbulluara në 8 ndeshje.

Hidromorava

Me këtë gol, Berisha arrin në kuotën e 86 golave të realizuar gjithsej në historinë e kampionatit australian, duke qenë vetëm pesë gola larg shndërrimit në golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave në kontinentin e largët.

Rekordi aktualisht mbahet nga Arky Thompson me 90 gola, ndërkohë që Berisha renditet në vendin e tretë, pas Scheyn Shmeltz që ka shënuar 89. Sa i përket këtij sezoni, ky ishte goli i pestë i sulmuesit kosovar.

http://www.albinfo.ch/besart-berisha-afer-rekordit-australian-si-shenues-golash/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.