UBT

Besart Berisha afër nënshkrimit me klubin australian

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Sulmuesi i njohur shqiptar, Besart Berisha thuhet se është afër nënshkrimit me klubin e sapo-promovuar së fundmi në A-Leaguen e Australisë, Western United.

Besart Berisha kishte luajtur për disa vite në kampionatin australian, para se të largohej drejt Japonisë.

Megjithatë, sulmuesi prishtinas pritet të kthehet përsëri në vendin ku ka bërë rekorde të mëdha me gola, A-League.

Sipas The World Game, 34-vjeçari do të nënshkruajë përfundimisht me ekipin e Mark Rudan.

Uji Dea

Berisha është qytetar australian dhe do t’i bashkohej 36-vjeçarit Scott McDonald dhe Apostolos Stamatelopoulos si sulmuesit e skuadrës Western United.

Numri prej 116 golave e bëjnë Berishën shënuesin që mban rekordin për më shumë gola në histori, por ai ka luftuar për të gjetur një klub që kur u lëshua nga skuadra e J-League, Sanfrecce Hiroshima.

Berisha bëri emër te Brisbane Roar, duke fituar dy kampionate, përpara se të transferohej në Melbourne Victory dhe të fitonte të njëjtin titull dy herë tjera. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.