UBT

Besar Halimi, “margaritari” i ri i Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Besar Halimi ka folur për eksperiencën në Përfaqësuesen e Kosovës, ku gjithnjë e më shumë po bëhet dhe ndihet lojtar i rëndësishëm.

Besar Halimi është bërë lojtar i rëndësishëm i Përfaqësueses së Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Mesfushori kreativ ishte titullar në ndeshjen miqësore ndaj Danimarkës më 21 mars, ndërsa u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë në duelin me Bullgarinë, i vlefshëm për kualifikimet e Evropianit 2020.

Futbollisti i Brondbyt ndihet i lumtur që po ka hapësira tek “Dardanët”, ndërsa beson se Verdhekaltrit mund të arrijnë dhe të bëjnë gjëra të mëdha pasi i regjistruan 12 ndeshje pa pësuar humbje.

“Ishte një eksperiencë e shkëlqyeshme. Është gjithmonë ndjenjë e mirë të luaj për ekipin kombëtar dhe është mjaft e vështirë prej këtu. Mendoj se bëmë mirë në lojën e parë kundër Danimarkës dhe Kosova mund të jetë e lumtur dhe krenare me atë performancë”, theksoi numri 8 i Kosovës për “3point.dk”, përcjell Gazeta Express.

UBT

Edhe pse po luan shpesh, ai nuk ndihet i lodhur.

“Gjithçka është në rregull. Kam fituar më shumë besim me ekipin përfaqësues dhe ndeshjet e fundit me Brondbyn kanë qenë në rregull. Prandaj, jam gjithmonë i gatshëm”, vazhdoi ai.

Halimi tash pret ta mbyllë me sukses sezonin në kampionatin danez me Brondbyn.

Ai i konsideron 10 ndeshjet e fundit të sezonit si finale, duke shpresuar që kjo skuadër ta fitojë ndonjë trofe në fund të edicionit. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.