Besa vjen si ‘Kameleon’

Këngëtarja Besa Kokëdhima e ka filluar vitin 2016 me punë e projekte të reja.
Ajo është në përgatitje të këngës së re, e cila do të publikohet edhe me videoklip.
Kënga quhet ‘Kameleon’ dhe do të publikohet së shpejti, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes llogarisë së saj në Instagram, ku ka postuar trilerin e klipit, që duket se do të jetë mjaft interesant.
(Kosova Sot)