Besa përfaqëson Shqipërinë në Poloni

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ka dëshmuar shumë herë se është një artiste e kompletuar. Dhe pikërisht ky fakt i ka hap udhë drejt vendeve të ndryshme jashtë Shqipërisë. Këngëtarja Besa Kokëdhima tashmë ka mbërritur në Poloni ku do të këndojë si një artiste e suksesshme e Shqipërisë.

Pikërisht kjo është arsye e ftesës nga shteti Polak. Duke e cilësuar si njërën ndër këngëtaret më të suksesshme të shtetit shqiptar, polakët e kanë ftuar Kokëdhimën që të performoj në festivalin “Top of the Top Sopot Festival”.

UBT

Kështu ka treguar përmes rrjeteve sociale këngëtarja, ndërsa ka nënvizuar se mezi po pret të performojë këngët e saj. “Sapo mbërrita në Poloni…Nesër zhvillohet festivali ndërkombëtar “Top of the Top Sopot Festival” ku jam e ftuar si artiste e suksesshme nga vendi im. Mezi po pres!”.