KKGJILAN

Besa Myftiu dhe Elina Duni: mbrëmje me letërsi dhe këngë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Autorja shqiptare prezanton librin e saj të përkthyer nga shqipja në gjermanishte “An verschwundenen Orten” (Në vende të humbura).

Të premten, më 17 maj, në Interkulturelle Bibliothek (IKUBO), në Olten duke filluar në orën 19.00, mbahet një mbrëmje leximi letrar. Shkrimtarja shqiptare Bessa Myftiu prezanton librin e saj të përkthyer nga shqipja në gjermanishte “An verschwundenen Orten” (Në vende të humbura).

Në këtë libër autorja rrëfen mbi kohën e rinisë së saj, të kaluar në Tiranë.

Në po këtë mbrëmje, e bija e Bessa Myftiut, këngëtarja e njohur e xhazit, Elina Duni, do të këndojë këngë popullore shqiptare.

KKVITI

Shkrimtarja Bessa Myftiu jeton prej vitesh në Gjenevë dhe shkruan paralelisht në gjuhën shqipe dhe frënge.

Leximi nga libri do të bëhet në gjuhën shqipe dhe gjermane. Në përmbyllje do të ketë një apero dhe bashkëbisedim. Hyrja: gratis.

Adresa: IKUBO, Aarauerstrasse 72, 4601 Olten.(albinfo)