Besa Luzha zhvillon takime të shumta me komunitetin artistik në Gjilan dhe me grupe tjera qytetare

Gjilan – Besa Luzha kandidate për deputete nga radhët e AAK-së të mërkurën ka qëndruar në Gjilan ku është takuar me pjesën e komunitetit artistik, me ata të shkollës së muzikës dhe me qytetar të grupeve të ndryshme në Gjilan.
Postimi i Besa Luzhës
Në Gjilan, u takova me kolegët e komunitetit artistik, të cilët e shohin përparësi faktin që në Kuvend, t’i përfaqësojë një person që nga afër i njeh problemet me të cilat ata ballafaqohen, si pedagogë muzikorë, si artistë.
Problemet e infrastrukturës së institucioneve të kulturës dhe të edukimit artistik janë dhimbja kryesore. Shkolla e re e muzikës ka disa vite që nuk po arrin të ndërtohet.
Investimet dhe një strategji për trajtimin ndërsektorial kulturë, trashëgimi, turizëm, arsim, rini është evidente që mungon.
Këto dhe çështje të tjera, u premtova që do t`i ngris si shqetësime për tu adresuar nga programi ynë qeverisës por edhe në kuvendin e ardhshëm.
✔119 AAK-PSD
✔ 69 Besa Luzha
Ndërkohë Besa Luzha ka takuar edhe qytetar para Teatrit të qytetit në Gjilan
Pas takimit me qytetarët, bashkë me babin tim, Profesor Isak Shema, me kënaqësi eksploruam hapësirat e Teatrit të qytetit në Gjilan. Me të dhe me kolegët e tij e qytetarët biseduam për historikun e zhvillimit kulturor të kësaj ane në të kaluarën.
Ndonëse infrastruktura e tashme lë shumë për të dëshiruar, interesimi për shfaqjet më entuziazmon.
Statusi i artistëve residentë është rregulluar, ka ende punë për funksionalizimin e plotë.
Investimet në infrastrukturë, rrjetëzimi, përmirësimi i menaxhimit, shërbimeve, informacionit dhe konkurrenca e ofertës kulturore duhet të bëhen në bashkëpunim të ngushtë në mes të nivelit qendror dhe atij lokal.
Buxheti i pamjaftueshëm publik, duhet të adresohet me partneritetin publiko-privat dhe komunitetin.
✔119 AAK-PSD
✔ 69 Besa Luzha