Hidromorava

Besa Kokëdhima në jurinë e “The Voice of Albania 6”

/ 2 minuta lexim
HW

“Unë do të jem në juri, jo për të gjykuar por për t’i ndihmuar ata të ngjiten sa më lart”, ka shkruar Besa në mbishkrimin e fotos.

Kanë filluar përgaditjet për edicionin e gjashtë të spektaklit të talenteve “The Voice of Albania”.

Shumë shpejt pritet të nisin edhe audicionet, e ndërsa këtë vit si asnjëherë më parë është përfolur shumë për anëtarët e jurisë, të cilët nuk do të jenë të njejtët.

Është bërë e ditur se panelit gjykues i është shtuar edhe këngëtarja kosovare Rona Nishliu, e cila do të zavendësojë Jonida Maliqin, që ishte vitin e kaluar.

Ndërsa një tjetër këngëtare e njohur shqiptare ka konfirmuar së fundmi se do të ulet në karrigen e “The Voice”, e ajo është Besa Kokëdhima e cila këtë lajm e ka bërë të ditur përmes publikimit të një fotografije në Instagram.

HW

“Unë do të jem në juri, jo për të gjykuar por për t’i ndihmuar ata të ngjiten sa më lart”, ka shkruar Besa në mbishkrimin e fotos.

Ndërkohë në faqen zyrtare të “The Voice”, Besa është prezantuar si anëtarja e tretë e jurisë së edicionit të sivjetmë të spektaklit, gjersa Alban Skënderaj do të jetë gjithashtu në juri.

Mesa duket asnjë nga trajnerët e vitit të kaluar, nuk do të jenë pjesë e panelit gjykues për këtë vit.

Po flitet se anëtarja e fundit e jurisë mund të jetë këngëtarja e njohur nga Shqipëria, ish-prezantuesja e emisionit “Portokalli”, Eneda Tarifa. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.