Besa Goga nuk ndalet, merr përkrahje të fuqishme nga shoqëria civile dhe qytetarët

Gjilan – Besa Goga ka menaxhuar me një fushatë shumë atraktive dhe të kapshme për elektoratin ferizajas. Ajo së fundit ka takuar grupe të ndryshme të qytetarëve, përfaqësues të shoqërisë civile, ku para tyre ka ofruar programe e ide të avancuara për sektorin e shëndetësisë. Ne jemi në shërbimin tuaj dhe gjithmonë do të mbetem besnike ndaj asaj që e premtoj u ka thënë Besa Goga ferizajasve.
Besa Goga kandidate e LDK-së për këshilltare komunale në Ferizaj po merr përkrahje të fuqishme nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Kjo për faktin e ajo ka udhëhequr një fushatë atraktive, ku para elektoratit ka ofruar ide e koncepte mbi të ardhmen e shëndetësisë ferizajase. “Shëndetësia kosovare në përgjithësi ka nevojë të menaxhohet nga njerëzit profesionist dhe ata që çdo ditë e kanë synim betimin e Hipokratit. Jam rritu dhe edukuar në një familje ku mjekësia është bazë e shtëpisë dhe nuk e kam të vështirë t`i di nevojat dhe brengat e juaja” ka thënë Goga, para shumë grupeve qytetare e pjesëtarë të shoqërisë civile.
Besa Goga e cila me profesion është magjistre e Farmacisë e punësuar n QKMF në Ferizaj ka thënë se gjatë rrugëtimit të saj në proceset edukative dhe të karrierës profesionale ka krijuar përvojat e duhura për të marrë përgjegjësit dhe e gatshme të ballafaqohet me sfidat që janë breng dhe preokupim i komunitetit ferizajas.
Besa Goga pos që ka një përvojë të mirë profesionale ajo është e përkushtuar që të marrë detyra shtesë në fushën e politikës me të vetmin qëllim që të ndihmojë qytetin e saj dhe qytetarët ferizajas.
Synon të jetë në Asamblenë Komunale me të vetmen dëshirë që ta përfaqësojë më denjësisht komunitetin shëndetësor në institucionet komunale.
Besa Goga është optimiste dhe mendon se vetëm me njerëz të duhur deh adekuat mund të ecët tutje. “Ferizaj ka të ardhme, Ferizaj ka shpresë dhe gjithsesi ka djem dhe vajza të lëmive të ndryshme profesionale, në integritet dhe pjekuri për të punuar dhe quar qytetin përpara.
Kam nderin dhe kënaqësinë që më jepet mundësia që të përfaqësoj komunitetin Shëndetësor si e vetmja Magjistre e Farmacisë e nominuar nga LDK në Asamble Komunale. Unë Zotohem të jem një përfaqësuese e denjë në këtë detyrë dhe çdoherë të punoj për të mirën e qytetarëve të Ferizajt.
Për mua është një sfidë dhe përgjegjësi jetësore për kërkesat e qytetarëve të Ferizajit. Zëri im në Kuvendin Komunal, do të jetë zëri i qytetarëve të Komunës sime ka thënë Besa Goga./rajonipress/