UBT

Besa fiton kryendeshjen

/ 2 minuta lexim
ZN

Gjilan – Palestra e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti “ në Gjilan. Shikues 800. Gjyqtarë: I. Bytyqi, S. Kasapi. Shtatëmetërshet: Zhegra 5/3 – Besa 3/3. Përjashtimet: Zhegra 12 minuta – Besa 8 minuta. Zhegra – Besa 20:34 (9:18)

Zhegra: Abazi, Berisha, Zaskoku 2, Misini 3, Sahiti 6, H. Selmani 1, Azizi 4, Osmani, Mustafi, Shaqiri, Shahini 1, R. Selmani 3, Emini, Idrizi.

Besa: Dubjaqanar, Sylejmani, Idrizi 3, Jupa 9, Berisha, Kastrati 2, Peja 3, K. Shala 8, P. Shala 2, Tetova 2, Trajkovski 2, Xhuka 3.

Hendbollistët e Zhegrës kanë pësuar humbjen e parë në këtë stinor, nga kampioni aktual Besa Familja nga Peja me gol dallim në fund të ndeshjes prej 14 golave. Mysafirët dominimin e tyre e tregojnë që në fillim të takimit, pasi për 5 minuta shënojnë po aq gola, derisa vendasit nuk arritën asnjëherë të shënojnë. Me kalimin e kohës mysafirët shtonin epërsinë e tyre dhe në një moment arrinte edhe në dhjetë gola, ndërsa pjesëloja e parë përfundon me 9 gola dallim për mysafirët nga Peja.

ZN

Edhe në pjesën e dytë Besa ka shtuar epërsinë në të mirë të tyre duke shënuar 5 gola radhazi, por ishin vendasit që me një seri prej 6 golave zvogëlojnë epërsinë vetëm në 8 gola dallim që ishte edhe maksimumi që arritën në këtë ndeshje, pasi mysafirët përsëri ishin ata që shënonin, për të shënuar në fund fitore te thellë prej 14 golave dallim.

Vlen të theksohet se mysafirët ishin të pa ndalshim nga kundërzbritjet dhe gati gjysmën e golave i shënuar pikërisht nga kundër zbritjet që në gol i shndërronin Jupa dhe K. Shala, që ishin njëherit më efikaset në skuadrën e mysafirëve me 9 gola të shënuar nga Jupa dhe me 8 gola që shënoi K. Shala.

Në ekipin vendas më i dalluari ishte Sahiti që arriti të shënoj 6 gola./rajonipress/