Hidromorava

Besa Famgas me lehtësi mposhti Dritën në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryendeshja e Javës së 6 në Superligën e Kosovës në hendboll me plot meritë i ka takuar hendbollistëve dhe kampionit të padiskutueshëm Besa Famgas nga Peja me rezultat 22-35 (10-18).

Derbi i shumë pritur në mes dy skuadrave të cilat në 5 javët e kaluara nuk kan pësuar humbje së bashku me Kastriotin e Ferizait ka bërë që në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta-Petriti”, në Gjilan ti mbledhë afro 2,000 mijë shikues të cilët në fund u ndan të zhgënjyer me humbjen e skuadrës së tyre.

Hendbollistët nga Peja edhe njëherë dëshmuan se me plot mërit do të mbajnë edhe më tutje pozitën e parë dhe do ta ketë fjalën kryesore për titull të kampionit

Hendbollistët e Dritës vetëm në fillim të ndeshjes ishin të barabartë me kundërshtarin nga Peja, mysafirët të prirur nga Drilon Tahirukaj e Ante Kukrina ishin enigmë
e pazgjidhur për hendbollistët e Dritës duke përfunduar pjesën e parë me rezultat 10-18.

United Hospital

Edhe në pjesën e dytë hendbollistët nga Peja treguan lojë të pjekur e me kundërsulme të shpejta arrin ta shpartallojnë plotësisht lojën e hendbollistëve të Dritës duke
përfunduar ndeshjen me rezultat 22-35.

Në radhët e Dritës më i dalluar ishte Gëzim Misini dhe portieri Arbër Sylejmani.

Kapiteni i “bardhe e kaltërve”, të Dritës Arbër Sylejmani pas ndeshjes deklaroi,”Lirisht mund të them sonte nuk ishte nata e jonë në të gjitha elementet dështuam
u djegëm për t`i mposhtur kampionët dhe kjo na u hakmor nuk funksionoi asgjë më vjen shumë keq që e zhgënjyem publikun tonë por do të kemi rast në ndeshjet e radhës t`i gëzohemi fitores”.

Pas 6 javëve tabelën e kryeson Kastrioti dhe Besa Famgas me nga 12 pikë ndërsa Drita zë pozitën e tret me 10 pikë. Në javën e 7 Drita takohet në Skenderaj me Drenicën./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.