Eko Higjiena

Besa Baftiu: Lutfi Haziri është njeri i Hashim Thaçit, Sami Kurteshi do të jetë kryetari i ri i Gjilanit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Lëvizja VETËVENDOSJE! është duke mbajtur tubim zgjedhor në Gjilan, ku mijëra simpatizantë kanë mbushur Palestrën e Sporteve të këtij qyteti. Në fjalimin para gjilanasve, deputetja nga ky qytet, Besa Baftiu, ka thënë se me 22 tetor do të marrë fund qeverisja e Lutfi Hazirit, të cilin e ka quajtur mik të Hashim Thaçit, duke i cilësuar të dy përgjegjës për decentralizimin dhe gjymtimin e territorit të Gjilanit dhe për krimin e organizuar.

“Tanimë ka ardhur koha që Gjilanit të ndarë, të privatizuar, pa arsim e shëndetësi cilësore, pa ekonomi e pa prodhime vendore t’i kthehet dinjiteti qe e meriton dhe perspektiva që ua garanton vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE!, me Sami Kurteshin, kryetar të komunës së Gjilanit”, ka thënë Baftiu në këtë tubim.

GRANDEMALL

Më tej, ajo ka thënë se 20 zotimet për këtë komunë përbëjnë platformën e cila e nxjerrë Gjilanin nga gjendja ku është katandisur. Baftiu i ka quajtur mashtrues kandidatët e tjerë, kurse ka thënw se me qeverisjen e Kurteshit, do të ua kthejmë dinjitetin mësuesve dhe profesorëve, nxënësve dhe studentëve, pacientëve dhe mjekëve, nënave dhe fëmijëve, te moshuarve dhe të rinjve, bujqve dhe fermerëve, ndërmarrësve dhe bizneseve, te papunëve dhe punëtoreve, sportistëve dhe aktorëve.
“Këtyre të sloganit ‘Forca e ndryshimit’ nuk ju ka mbetur forcë as për ndryshim as për vazhdim sepse populli iu tregojë se sa te dobët janë me 11 qershor. Këta që në slogan kanë vendosur “Lidhja”: ju qytetarë të nderuar e dini se lidhja me ta është lidhja me keqpërdorimin, lidhja me ta është lidhja me nepotizmin, lidhja me ta është lidhja me krimin, lidhja me ta është lidhja me dështimin, lidhja me ta është lidhja me Hashimin”, ka thënë po ashtu Baftiu në këtë tubim./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.