RCCOLA

BERZH-i: Institucionet e Kosovës, të papjekura për qasje në huat e bankës

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Prishtinë – Kosova mund të hyjë borxh në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim vetëm 115 milionë euro brenda vitit. Këtë limit e përcakton strategjia e kësaj banke për investime në Kosovë dhe e cila varet nga marrëveshja me FMN-në

“Aftësia sovrane huamarrëse e Kosovës ka shumë mundësi që të jetë e kufizuar brenda kufijve të vendosur nga marrëveshjet me Fondin Monetar Ndërkombëtar”, thuhet në draftstrategjinë e BERZH-it për përkrahjen e ekonomisë së Kosovës.

UBT

Në këtë dokument të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim thuhet se “institucionet vendëse ende janë të papjekura për të pasur qasje në huat e kësaj banke”.

Sipas draftit, aftësia e institucioneve për këtë çështje duhet të vihet në provë edhe për një kohë të caktuar.(koha)