Eko Higjiena

Bersant Celina nuk e ka braktisur përfaqësuesen e Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Bersant Celina ka qenë i përfshirë në listën e përfaqësueses së Kosovës për ndeshjet kualifikuese të Euro 2019.

Kosova ka pësuar humbje të thellë në stadiumin “Adem Jashari” kundër kombëtares izraelite me rezultat 4-0.

Pas takimit me izraelitët mesfushori me tipare sulmuese ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar, megjithëse, Kosova të martën zhvillon ndeshjen e radhës me Azerbajxhanin.

Bersant Celina gjatë ndeshjes mes Kosovës dhe Izraelit
Kështu së paku ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës, e cila ka hedhur poshtë spekulimet se Celina e ka braktisur Kombëtaren U21.

United Hospital

Sipas FFK-së, marrëveshja mes tyre dhe skuadrës së Ipswich Town ka qenë që futbollisti të luajë vetëm një ndeshje me përfaqësuesen.

“Me këtë rast njoftohet opinioni se marrëveshja me klubin anglez Ipswich Town ka qenë që Bersant Celina ta luajë vetëm një ndeshje me Kombëtaren U21 dhe më pas të rikthehet në Angli, kjo për shkakun se klubi i ka synimet e veta për kreun e renditjes në Championship”, thuhet në njoftimin e Federatës.

Ndryshe, 21-vjeçari deri më tani ka pasur tetë paraqitje me skuadrën e parë të përfaqësueses dhe dy me grupmoshat e reja. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.