ARKATANA

Bersant Celina: Çfarë triumfi madhështor!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ylli i Kosovës Bersant Celina e ka quajtur madhështore fitoren e skuadrës së tij Swansea City 1-0 ndaj Sheffield Unitedit të shtunën në Championship, në luftë për t’u rikthyer në Premierligë.

Mesfushori i Kosovës, Bersant Celina dha kontributin e tij që Swansea City t’i fitojë tri pikë të shtunën në Championship – nivelin e dytë të futbollit anglez – duke luajtur rol të rëndësishëm në fitoren minimale 1-0 ndaj skuadrës në formë të lartë, Sheffield Unitedit, që renditet i treti, shkruan Gazeta Express.

22-vjeçari ishte titullar si përherë edhe në ndeshjen e së shtunës, dhe i falënderoi tifozët derisa shtoi se skuadra punoi fortë për këtë fitore. Ai u vlëresua me notën shtatë (7) nga Sky Sports.

“Fitore madhështore sot. Skuadra punoi zellshëm për ta arritur atë. Faleminderit tifozëve”, shkroi Celina në llogarinë e vet zyrtare në Instagram.

Hidromorava

Swansea është duke luftuar për një vend në play-off për t’u rikthyer në Premierligë dhe tani renditet e 9-a me 40 pikë.

Skuadra e Celinës tash ngel vetëm gjashtë pikë larg pozitës së gjashtë, të fundit që siguron një vend në play-off.

Kosovari i lindur në Prizren i ka shënuar katër gola dhe i ka bërë katër asistime në 25 ndeshje deri tani këtë sezon për Swansea. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.