FIDANISHTJA

Bernardi i Madh: Jam i mërzitur, por e pranoj vendimin e trajnerit, të gjithë duhet ta përkrahim Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga largësia, Berisha do të jetë fansi më i madh i Kosovës në ndeshjet e tetorit.

Bernard Berisha nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e tetorit, ndeshje ku ‘Dardanët’ synojnë të shkruajnë historike, të kualifikohen në Kampionatin Evropian që do të mbahet në vitin 2021, e shtyrë për shkak të COVID-19.

Trajneri i ‘Dardanëve”, Bernard Challandes, e ndëshkoi sulmuesin e Kosovës për shkak të polemikave gjatë festimit të golit ndaj Greqisë.

24 orë pas publikimit të listës nga Challandes, Berisha ka reaguar me një video në rrjetet sociale.

Natyrisht, është i mërzitur që nuk do të jetë pjesë e Kosovës në këto ndeshje historike, por nga largësia do të bëjë tifo për shokët e tij.

Uji Dea

“Për arsye se këto ditë është folur shumë këto ditë për çështjen time, desha të sqarohem. Fillimisht unë dhe familja ime jemi të mërzitur shumë për mos ftesën nga Kombëtarja e Kosovës. Po ashtu dua të them se e pranoj vendimi e trajnerit. Duke marr parasysh se kemi një ndeshje të rëndësishme kundër Maqedonisë, ndeshje historike, ju bëj thirrje që të gjithë të mbështesim Kosovën sepse djemtë kanë nevojë për mbështetjen tuaj, vetë të bashkuar mund t’ia dalim. Forca Kosova”, tha ai.

Kosova do të luajë me Maqedoninë të enjten në gjysmëfinale të ‘play-off’ të Nations League, ku fillimisht do të kërkojë finalen.

Nëse arrin ta mposhtë Maqedoninë, pak ditë më pas do të ketë punë me fituesin e duelit Bjellorusi – Gjeorgji, dhe do të luftojë për një biletë në ‘Euro 2020’.

Nëse Kosova kualifikohet në finale, para përballjes me Gjeorgjinë ose Bjellorusinë, fillimisht do të luajë një ndeshje të Nations League, e treta në Grupin 3 të Ligës C, kundër Sllovenisë. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.