RCCOLA

Bernard Nikaj, ministër i Tregtisë dhe Industrisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Prishtinë – Kryeministri Hashim Thaçi e ka emëruar një javë më parë Bernard Nikajn në postin e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë. Prej muajsh ai ka qenë vetëm ushtrues detyre në këtë post.

Vendimi nuk është publikuar nga Qeveria, por gazeta ka mundur ta siguronte një kopje të tij. Ka përmbajtje fare të shkurtër. Përpos preambulës, ka vetëm edhe dy fjali. Në njërën tregohet se Nikaj emërohet ministër i Tregtisë dhe Industrisë, e në tjetrën se vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit. Kryeministri Thaçi e ka nënshkruar këtë dokument më 21 shkurt.

Uji Dea

Posti i ministrit të Tregtisë dhe Industrisë kishte mbetur vakant prej para se të hapej fushata elektorale për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, kur Mimoza Kusari-Lila pati dhënë dorëheqjen nga posti i ministres, për t’iu rrekur garës për kryetare të Gjakovës.

Ajo arriti ta mundte Pal Lekajn, dhe është bërë femra e parë në Kosovë që drejton një komunë, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.