GRANDEMALL

Bernard Kouchner, thotë se Franca është pro korrigjimit të kufijve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish kryeadministratori i UNMIK-ut në Kosovë nga viti 1999 deri më 2001, Bernard Kouchner, ka dhënë një intervistë ekskluzive për Indeksonline.

Ndër të tjera, Kouchner ka thënë se Franca është pro shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi, nëse dy shtetet janë në pajtim për këtë.

Diplomati francez ka bërë thirrje për paqe mes dy shteteve duke thënë se pa paqe nuk mund të arrihet asgjë.

“Qëndrimi i Francës tanimë është shprehur. Ne nuk e kundërshtojmë këtë shkëmbim nëse dy qeveritë janë në pajtim dhe nëse dy popujt janë në pajtim. Ne mund tu themi atyre pa paqe nuk mund të rregullohet asgjë, dhe me paqe mund të rregullohet me paqe e edhe shkëmbimi i territoreve”, ka thënë Kouchner.

Mobi Casa

Mirëpo, sipas tij, ka njerëz në të dyja shtetet që i frikësohen një ideje të tillë për shkëmbim.

“Ka njerëz që i frikësohen shkëmbimit të territoreve dhe të njerëzve, besoj se në ketë rast popujt do të jenë në pajtim, ashtu besoj edhepse s’jam kosovar”, ka theksuar Kouchner.

I pyetur se a mund të ndikoj kjo që dhe shtetet tjera të kërkojnë ndarje, ai ka thënë se jo nuk mund të ndodh një gjë e tillë

“Ne po flasim vetëm për Kosovën e Serbinë, nuk mund të ndodh diçka e tillë”, ka përfunduar Kouchner./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.