Mobi Casa

Bernard Challandes flet para ndeshjes me Gambinë: Kundërshtari është i fortë, por ne kemi punuar mirë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kosova luan nesër (e premte) miqësoren e radhës kundër Gambisë nga ora 19:00.

Të besuarit e Bernard Challandes kanë zhvilluar stërvitjen e fundit dhe duken gati.

Përzgjedhësi Challandes ka folur para ndeshjes, duke thënë se Gambia është më e fortë se Giunea.

“Ne kemi luajtur kundër Guinesë. Ishte ekip i mirë, lojë e mirë. Nuk ishte lojë e lehtë për ne. Tani do të luajmë kundër Gambisë. Kemi këtu në Turqi disa ekipe tjera të Afrikës si Togo, Nigeri dhe i kemi parë rezultatet e tyre. Gambia ka fituar kundër Guinesë”.

“Kjo do të thotë se Gambia është po ashtu një ekip shumë i mirë, i fortë. Ata fituan 1:0. Për ne do të jetë një tjetër ndeshje interesante dhe e vështirë. Gambia ka organizim shumë të mirë me formacionin 4-4-2. Shumë kompakt, agresiv dhe me shpejtësi. Kjo do të thotë se do të kemi probleme tjera”.

GRANDEMALL

“Gjithsesi, mendoj se ekipi është mirë dhe ka bërë punë të mirë. Nuk kemi stërvitur shumë sepse ka qenë e pamundur. Një ditë pas ndeshjes kemi bërë rikuperim të mirë, por edhe sot stërvitje me intensitet të mirë, por jo shumë të rëndë”.

“Nesër do të jetë një ndeshje shumë e vështirë dhe të shohim se si lojtarët tanë mund të luajnë për herën e dytë në të njëjtën javë, në këtë periudhë. Ndoshta nuk jemi në formën e jashtëzakonshme fizike, por lojtarët tashmë kanë bërë punë të mirë.

“Ata janë të gatshëm për të luftuar dhe nëse duhet të ndryshojmë deri në gjashtë lojtarë, ne do ta bëjmë. Do ta shohim se çfarë do të ndodh në këtë ndeshje. Do të jetë ndeshje e vështirë, por shpresoj që ne ta luajmë futbollin tonë, të provojmë të qëndrojmë mirë në mbrojtje dhe të kemi ndoshta edhe posedimin e topit e të provojmë të krijojmë më shumë mundësi shënimi”.

“Kundër Guinesë ishte mirë. Do të provojmë edhe nesër të luajmë ndeshje të mirë. Duhet të jetë për secilin lojtar një eksperiencë e mirë këtu në Turqi”, ka thënë Challandes. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.