ARKATANA

Bernard Berisha shënon një gol të bukur dhe asiston në kampionatin rus

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha, ka shënuar gol dhe ka asistuar sot (e hënë) në një ndeshje kampionale në Rusi.

Akhmat Grozny ka marr një fitore të madhe në udhëtim te Spartak Moskoë me rezultat 3-1.

Merita të mëdha për këtë fitore padyshim se ka edhe ylli i Kosovës, Bernard Berisha.

Mesfushori pejan ka arritur të shënoj gol dhe të asistoj në këtë fitore, duke vulosur fitoren e skuadrës së tij.

Berisha shënoi golin e epërsisë 3-0, gol ky që erdhi në minutën e 50-të të ndeshjes, ndërsa asistimi erdhi tek goli i parë në minutën e 11-të.

United Hospital

Festa e Bernard Berishës pas golit të shënuar

26-vjeçari ka shënuar një gol të bukur pas një aksioni individual të nisur nga gjysma e fushës.

Megjithatë, ky ishte goli i parë për Berishën në këtë sezon, derisa ka vetëm një asistim.

Kjo fitore vlen shumë për skuadrën nga Grozny pasi i largohet zonës së rreptësisë, duke u renditur tani në pozitën e 10-të me 34 pikë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.