UBT

Bernard Berisha largohet nga Akhmat Grozny pas tetë vjetësh e gjysmë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Bernard Berisha nuk është më pjesë e Akhmat Groznyt.

Futbollisti kosovar i ka ndarë rrugët me klubin rus pas më shumë se tetë vjetësh, shkruan “Gazeta Express”.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga liga elitare e futbollit rus, e cila e ka falënderuar përfaqësuesin kosovar për kontributin dhe i ka uruar atij suksese në të ardhmen.

Mobi Casa

“Pas tetë vjetësh e gjysmë pune, Bernard Berisha po largohet nga klubi i Groznyt. Palët e arritën një marrëveshje për ta ndërprerë kontratën me pëlqim të ndërsjellë. Berisha u bë një legjendë e Akhamatit pasi i zhvilloi 199 ndeshje për klubin në ndeshje zyrtare, në të cilat i shënoi 28 gola dhe i bëri 23 asistime”, shkroi fillimisht klubi nga Grozny në faqen zyrtare në rrjetet sociale.

“Bernardi la gjurmë të ndritshme në historinë e klubit tonë. Një profesionist i vërtetë në fushë, një lider, i sjellshëm dhe i përgjegjshëm në jetë – kështu do të mbahet në mend mesfushori nga tifozët, për të cilët Bernardi është bërë një i preferuar dhe një idhull gjatë këtyre viteve. Faleminderit për lojën, faleminderit për vëllazërinë dhe miqësinë burrërore me secilin prej ekipit tonë. Paç fat, vëlla”, përfundon njoftimi i Akhmatit. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.