Uji Dea

Bernard Berisha e paralajmëron Bullgarinë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mesfushori Bernard Berisha pret se Kosova të marrë pikët e plota në ndeshjen e parë në kualifikimet për “Euro 2020”.

Pas barazimit në miqësoren me Danimarkën në “Fadil Vokrri”, që përfundoi 2-2, Kosova tani do të përballet me një skuadër të një niveli më të ulët se ajo që u përball mbrëmë në Prishtinë, Bullgarinë.

Por, kjo ndeshje do të jetë më e veçantë – sepse do të jetë e para në kualifikimet për Kampionatin e Evropian.

Sipas Bernard Berishës, i cili pati disa minuta mbrëmë në “Fadil Vokrri”, “Dardanët” janë gati me synimin për t’i marrë pikët e plota kundër Bullgarisë, që sot nis aventurën për “Euro 2020” kundër Malit të Zi.

Fundamenti

“Bëmë një ndeshje të mirë ndaj Danimarkës, shpresoj që të bëjmë mirë edhe ndaj Bullgarisë sërish”, u shpreh Berisha për Super Sport.

“Ndeshja me Bullgarinë do të jetë ndryshe, por normalisht që ne do të futemi në fushë për të marrë fitore”, shtoi ai.

Berisha luan në Rusi te Akhmat Grozny.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.