Berluskoni: Më mirë rri me femra të bukura, se me opozitën që i vjen era gojës

“Më mirë rri me femra të bukura, se me pleqtë e opozitës, që kanë rrugë, nuk lahen dhe u vjen era gojë,” thotë Berlusconi.
Kështu është shprehur sot kavalieri italian duke mos ndalur me sulmet e tij ndaj politikanëve . Sot mbarë bota ika sytë nga Italia, sidomos gjermanët, të cilët vazhdojnë të jenë të habitur me faktin se Berlusconi mund të kthehet në pushtet.
Sipas sondazheve, përpara është Pier Luigi Bersani, që mund të sjellë një fitore të së majtës. Ai ka premtuar bashkëpunim me Mario Montin, teknokratin e preferuar të Brukselit, edhe nëse fiton shumicën e vendeve në parlament.
Por shumë analistë kanë deklaruar se nëse nuk bën zgjedhjen e duhur, Italia do përfundojë më keq se Greqia.