ARKATANA

Berlin: Ja ç’bëjnë shokët e klasës për nxënësin shqiptar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një nxënës shqiptar në Berlin, Glendis Demiri, duhet të deportohet nga Gjermania bashkë me familjen e tij. Por klasa e tij duket e vendosur për ta mbajtur në Gjermani.

Një shtyrje për nxënësin Glendis Demiri, 14 vjeç, dhe familjen e tij.

Nxënësi shqiptar duhej të deportohej më 31 mars. Por shokët e klasës së tij po luftojnë për të dhe kanë nisur një peticion.

45 mijë persona e kanë nënshkruar peticionin dhe tashmë autoritetet kanë vendosur të shtyjnë deportimin.

Shokët e klasës tani kanë katër javë kohë për të argumentuar qëndrimin e tij në Gjermani.

Fundamenti

Glendis vuan nga një sëmundje e syrit dhe duhet të trajtohet në Gjermani.

Mësuesja e tij, Fanny Jeschke, 28 vjeç, thotë: “Në Shqipëri kjo nuk është e mundur. Ne shpresojmë tani që familja të lejohet të qëndrojë në Berlin për shkaqe humanitare”.

Që prej fillimit të vitit shkollor, Glendis shkon në gjimnazin “Lichtenberger Manfred-von-Ardenne”.

“Glendis është shumë i dashur për ne. Ai ka gjetur miq këtu në klasë dhe ne e perceptojmë atë si shembullin kryesor të integrimit të suksesshëm,” thotë mësuesja e tij./gazeta blic/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.